“KUR HUMBA BABAIN…”/ Dojna Mema përlotet nga kënga e Vlashentit: Është gjithçka do doja t’i kisha thënë… – AlpeGossip
“KUR HUMBA BABAIN…”/ Dojna Mema përlotet nga kënga e Vlashentit: Është gjithçka do doja t’i kisha thënë…

“KUR HUMBA BABAIN…”/ Dojna Mema përlotet nga kënga e Vlashentit: Është gjithçka do doja t’i kisha thënë…

Dojna Mema ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një copëz të një kënge mjaft të ndjerë të partnerit të saj, Vlashent Satës.

Moderatorja tregon se çfarë do të donte t’i kishte thënë të atit të ndjerë nëpërmjet fjalëve të kësaj kenge.

“Kur humba babain e kisha të pamundur të shprehja emocionet në të shkruar. Kjo këngë është gjithçka do doja t’i kisha thënë unë.

VIDEO

Vlashent Sata më mbushen sytë më lot nga kjo këngë, njëlloj si herën e parë”, shkruan Dojna.

Kujtojmë se moderatorja e humbi të atin në dhjetor të vitit 2019, duke lënë pas një dhimbje të thellë tek të gjithë familjarët e tij.

“Nuk le asnjë sekondë pa jetuar plotësisht. Ndoshta prandaj ike kaq shpejt, e pive jetën me një kupë! Për ata që njohën Bujarin e Interpolit, ky eshte Babi i familjes. P.s : Ti e di, gjithmonë bashkë, gjithmonë një shpirt për katër”, shkroi Dojna ditën që ai u nda nga kjo botë përgjithmonë.

Që nga koha kur ai ndërroi jetë, moderatorja nuk ka lënë rast pa e kujtuar të atin e ndjerë dhe ka ndarë e foto shumë të veçanta në rrjetet sociale.

Para pak muajsh ajo ka bërë një dedikim shumë prekës. Bukuroshja e ekraneve shqiptare ndau një foto me babain e ndjerë, duke shkruar se edhe pse nuk ndodhet fizikisht pranë saj, ai ka qenë çdo ditë në mendjen dhe zemrën e Dojnës.

“Nje vit pa te prekur doren, pa te ndjere eren dhe pa te perqafuar. Nje vit ku zemren e kam patur plot me ty dhe mendjen cdo dite tek ti. Faleminderit bab qe ke qene aq prane meje sa tani qe nuk je me fizikisht ,jemi bere NJE e ve