RASTI I 33 VJEÇARES QË PO TRONDIT SHKENCËN/ “Mjekët më dhanë 10 vite jetë, por unë u shërova vetëm falë këtij fruti” – AlpeGossip
RASTI I 33 VJEÇARES QË PO TRONDIT SHKENCËN/ “Mjekët më dhanë 10 vite jetë, por unë u shërova vetëm falë këtij fruti”

RASTI I 33 VJEÇARES QË PO TRONDIT SHKENCËN/ “Mjekët më dhanë 10 vite jetë, por unë u shërova vetëm falë këtij fruti”

Polina Petruk ishte vetëm 21 vjeçe kur mjekët e diagnostikuan me ‘’ glomerulosklerozë fokale segmentale” një  sëmundje shumë e rrallë e cila mund të çojë deri në kalbëzimin e plotë të veshkave. Ishte viti 2007-të kur mjekët paralajmëruan vajzën londineze se kishte vetëm 50% mundësi për t’i shpëtuar sëmundjes për 10 vitet e ardhshëm dhe se nuk duhet të lindte kurrsesi fëmijë. Mirëpo rasti i saj, prej 5 vitesh ajo është nënë e një vajze të quajtur Maia, jo vetëm që sfidoi pritshmëritë e mjekësisë, por po lë pa fjalë edhe vetë shkencëtarët.

”Rasti im i ka lënë mjekët pa fjalë, pasi deri më tani asnjë pacient i prekur nga FCSG nuk ka arritur të jetojë kaq gjatë pa nevojën e një transplanti veshkash. Sëmundja ime është shumë e rrallë dhe prek gjithashtu organe të tjera si mëlçia dhe mushkëritë, si dhe dëmton qarkullimin e gjakut në pjesë të ndryshme të trupit, por unë kam gjetur shpëtim falë një fruti të vetëm: ananasit.”-rrëfen ajo për ”Daily Mail”.

”Në vitin 2009 , pra 2 vjet pas diagnostikimit, fillova të ndryshoja regjimin e të ngrënit dhe të provoja dietën mesdhetare, Keto dhe Paleo, mirëpo nuk kisha asnjë ndryshim. Kur ngela shtatzënë, mjekët më këshilluan të abortoja, por nuk pranova. Maia lindi në javën e 37-të shtatzënisë, pasi veshkat e mia nuk po filtronin urinën dhe toksinat, dhe ajo ishte në rrezik.’’-vazhdon ajo. Pas lindjes së vajzës, ajo ndryshoi komplet regjimin e të ushqyerit pasi për fatin e saj të keq u diagnostikua edhe me yndyrna të larta në gjak. Nga ai moment ajo filloi të hante ananas dhe shëndeti i saj është përmirësuar në mënyrë të habitshme.

Ananasi është një frut i shijshëm tropikal i cili mund të konsumohet në shumë mënyra. I gatuar, i freskët, komposto apo lëng. E rëndësishme është që në shportën e frutave tuaja dhe ananasi të ketë herë pas here vendin e tij.  Me konsumin e 100 gramëve ananas ju do të plotësoni 44% të nevojës së trupit tuaj për mangan, 58% të kërkesës së trupit tuaj për vitamin C dhe gjithashtu do të përfitoni sasi të konsiderueshme  kaliumi, bakër, kalcium, magnez, betakaroten, tiamine,vitaminë B6, folat  si edhe fibra të tretshme dhe të patretshme. Përfitimet shëndetësore dhe mjekësore të ananasit përfshijnë aftësitë e tij për të përmirësuar shëndetin e frymëmarrjes, të luftojë ftohjet, përmirëson tretjen, ju ndihmon të humbni peshë, ju forcon kockat dhe përmirëson shëndetin oral. Nëse mendoni se përfitimet mbarojnë, gaboheni. Do të përfshini një ananas në javë kur të mësoni edhe se ndikon pozitivisht në shëndetin e zemrës suaj dhe në qarkullimin e gjakut,  rrit sistemin imunitar dhe redukton inflamacionet e ndryshme.