U LARGUA NGA “PËR’PUTHEN”/ Atdheu habit me deklaratën: Jashtë emisionit Antonela është… (FOTO) – AlpeGossip
U LARGUA NGA “PËR’PUTHEN”/ Atdheu habit me deklaratën: Jashtë emisionit Antonela është… (FOTO)

U LARGUA NGA “PËR’PUTHEN”/ Atdheu habit me deklaratën: Jashtë emisionit Antonela është… (FOTO)

Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Atdhe Xheravina ishte së fundmi i ftuar në “Prive”. Ai zbuloi shumë të pathëna, e mes të tjerash foli dhe për debatin e bërë me Antonelën pasi u tha se janë puthur.

Atdheu tha se Antonela jashtë emisionit është njeri shumë i mirë, por transformohet kur futet në program. Ai shtoi se nuk është larguar nga “Përputhen” për shkak të Antonelës, por kishte bërë kërkesën dy muaj më parë.

“Unë nuk doja t’i nxirrja të palarat Antonelës se nëse e njeh atë jashtë emisionit është shumë vajzë e mirë. Por kur futet në emision i ndryshon personaliteti komplet nuk e di se çfarë ndodh me të. Jashtë emisionit Antonela është në gjendje të të falë zemrën, si person është i mirë. S’është se kemi pas ndonjë muhabet pas asaj që ndodhi, por pse jo? Pasi “Përputhen” të përfundojë mund të ngelemi shokë. Nuk është Antonela arsyeja pse unë jam larguar nga “Përputhen”. Unë kam bërë kërkesë për largim 1 muaj e gjysmë apo dy”, tha ai.