Ndërsa obeziteti vazhdon të dëmtojë SHBA-të (dhe pjesën më të madhe të botës), sheqeri është identifikuar gati tashmë si epidemi.
Sheqeri absorbohet shpejt në qarkullimin e gjakut dhe konsiderohet si kalori boshe.
Neve na u rekomandohet të konsumojmë rreth shtatë lugë çaji sheqer në ditë.
Ekspertët e shëndetësisë janë përpjekur të sugjerojnë alternativa, dhe mjalti ka qenë më kryesorja mes tyre.
Mjalti është në të vërtetë më i ëmbël se sheqeri, që do të thotë, në teori se konsumimi i mjaltit në sasi të madhe mund të sjellë dëme në shëndetin tuaj.
Përveç të tjerave, konsumimi i mjaltit që në mëngjes mund të shkaktojë një disbalancim, duke ditur se si pasojë e gjumit, nivelet e sheqerit bien në mënyrë drastike.
Megjithatë, shkencëtarët asnjëherë nuk kanë mohuar në lidhje me dobitë që sjell ky ushqim natyral.