Marina feston ditëlindjen, urimi i veçantë që i ka bërë Eli Fara zbulon edhe një sekret të “vogël”… (VIDEO) – AlpeGossip
Marina feston ditëlindjen, urimi i veçantë që i ka bërë Eli Fara zbulon edhe një sekret të “vogël”… (VIDEO)

Marina feston ditëlindjen, urimi i veçantë që i ka bërë Eli Fara zbulon edhe një sekret të “vogël”… (VIDEO)

Ato janë padyshim mami dhe vajza më seksi të showbizit shqiptar. Për Eli Farën duket se vitet janë ndalur, ndërsa vajza e saj, Marina sa vjen e bëhet më e komentuar, sidomos për format trupore dhe fotot provokuese.

Marina sot feston ditëlindjen e në këtë ditë nuk kishte si të mungonte një urim nga Eli e cila fillimisht i ka dërguar të bijës një buqetë me lule.

Ndërsa më vonë këngëtarja shumë e dashur për publikun ka postuar një video nga momentet më të bukura me Marinën, një foto të Marinës kur ishte e vogël dhe një tjetër tani e rritur dhe disa foto të tyre së bashku.

Me këtë postim Eli ka zbuluar edhe se Marinën me përkëdheli e thërret Marushka.

“Gëzuar ditëlindjen. Edhe 100 Marushka ime. Qofsh e lumtur gjithë jetën. Të dua shumë jeta ime”, shkruan Eli Fara.