Ermal Mamaqi e “ofendoi” live në emision, Besmir Metani: Deklarata e tij ishte… – AlpeGossip
Ermal Mamaqi e “ofendoi” live në emision, Besmir Metani: Deklarata e tij ishte…

Ermal Mamaqi e “ofendoi” live në emision, Besmir Metani: Deklarata e tij ishte…

Ai u bë i njohur pas pjesëmarrjes së tij në spektaklin “Ethet e së premtes” dhe vetëm pak kohë më parë u rikthye në qendër të vëmendjes. Ishte moderatori Ermal Mamaqi ai i cili me nota humori kujtoi skualifikimin nga gara të këngëtares Elvana Gjata ndërkohë që Metani vijoi garën.

Sot në kuzhinën e emisionit “Kush vjen për drekë” ku Metani ishte i ftuar tha se e ka pritur si shumë miqësore deklaratën e Mamaqit, madje tregoi se ka qeshur shumë.

“Kur ne kemi kënduar tek “Ethet” kemi qenë vetëm 3 djem dhe 7 vajza. Në një kompeticion nuk është vetëm zëri që të mban, janë një mori gjërash. Problemi i vetëm që ka patur atë kohë Elvana ka qenë diksioni, ajo “hante” fjalët. Pavarësisht kësaj publiku e donte dhe ne kemi qenë dy personat që kemi patur më shumë vota pavarësisht se çfarë thuhej. Elvana ka qenë e 8-ta në 10-tëshe dhe unë kam ikur pas Elvanës. Me Elvanën jam takuar para dy vitesh në aeroport rastësisht dhe nuk e kam takuar më. Unë jam më shumë te pjesa e biznesit dhe jo e muzikës dhe kjo ndoshta na ka ndarë. Por, Ermalit ja pranojmë komentet. Unë kisha dalë atë natë dhe vetëm kur shoh një mori kërkesash në “Instagram” dhe në një moment më merr koordinatorja e programit dhe mendova se mos ka ndonjë gjë serioze. Por, deklarata e tij ishte shumë miqësore. Unë i kam regjistruar videot dhe kam qesh me lot me to” tha Metani.