“Sapo u njohëm ndamë me njëri tjetrin gjëra shumë të thella të jetës, më tërhoqi…Nuk është ashtu siç e përshkruajnë, është një njeri tërësisht ndryshe, i ndjeshëm, i mirë, shumë i ëmbël. Më qetësoi”.
Asia Argento rrëfen për herën e parë që takoi Fabrizio Corona-n dhe se si ai i ndryshoi jetën:
“Unë atë ditë qëndroja në shtrat dhe kisha ato zemrat që rrotullohen mbi kokë. E gjallë në shtrat, mbase edhe për shkak të depresionit: isha ende në depresion kur e takova.
Tani dalë ngadalë, po dal nga ajo gjendje…”
Ka qenë fillimisht Corona që ka nxjerrë detaje pikante nga seksi me Argenton për mikrofonat e emisionit italian Verissimo:
“Folëm për orë të tëra… më pas u çova në këmbë, i kapa kokën, u puthëm, e vura mbi tavolinë dhe bëmë dashuri shumë bukur.”
Asia është menduar mirë para se të flasë për këtë histori, më pas në emisionin Domenica In replikoi:
“Tek ai shoh inteligjencë, dritë të brendshme dhe ka edhe bukuri fizike. Unë mendoja se nuk ndjeja më asgjë në zemër dhe më frikësonte idea të ndjeja diçka, por ja që ndodhi. Dua ta jetoj këtë histori, nuk do fashoj kokën para se ta thyej dhe nuk do lejoj të më lëndojë.”
Asia dyshoi fillimisht se Corona mund të kishte shitur fotot e takimit të tyre të dytë, në një restorant, por më pas tha:
“E kam akoma këtë dyshim, ai e mohon, Signorini e mohon, të gjithë e mohojnë, por…Në takimin e dytë dolëm për të ngrënë jashtë, u përqafuam, u puthëm dhe na fotografuan. Kur më telefonuan nga revista ‘Chi’, nisa të qaj sepse mendova se më kishte tradhëtuar para se të lindte kjo që është tani. E telefonova mes lotëve, por më pas i thashë vetes: Jemi personazhe publikë, kjo gjë u pëlqen njerëzve dhe botës së thashethemeve e cila nuk më përket. Jemi përzgjedhur për një gjë të tillë dhe jeta jonë private nuk do jetë kurrë si e njerëzve normalë.
Mendoj se ai nuk po e bën të gjithë këtë për një foto paparacësh, edhe pse mikeshat e mia vazhdojnë të më thonë që të kem kujdes dhe ta lë këtë djalë. Ama, unë nuk u them atyre se çfarë duhet dhe nuk duhet të bëjnë…të gjykosh dikë pa e njohur nuk më përket”, përfundon Asia.