"KËNGË SHUMË E NDJERË"/ Ylli Limani bashkëpunon me këngëtaren e njohur (FOTO) - AlpeGossip
“KËNGË SHUMË E NDJERË”/ Ylli Limani bashkëpunon me këngëtaren e njohur (FOTO)

“KËNGË SHUMË E NDJERË”/ Ylli Limani bashkëpunon me këngëtaren e njohur (FOTO)

Ylli Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar. Me zërin unik ai ka arritur t’iu fitojë zemrën të gjithëve dhe këngët e tij mezi priten nga fansat.

 

Kënga më e fundit e Yllit mban titullin ‘Pse je me to?’ dhe është pritur shumë mirë nga të gjithë. Së fundmi është bërë i ditur projekti më i ri nga artisti, i cili është duet me këngëtaren e njohur, Yllka Kuqi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Yllka, ndërmjet një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit. Ajo ka publikuar një video në të cilën shihet së bashku me Yllin dhe ka shkruar: ““Po vjen një këngë shumë e ndjerë, me shumë emocion, nga ne.  Me tekst nga ky artist bukurosh, super talent, që i ka dhënë shumë shpirt këngës me fjalë të thjeshta e shumë të thella përplot emocion. Mezi po pres ta ndaj me ju këtë projekt kaq të përzemërt të dielën. Ju dua”. Fansat padyshim që janë lumturuar shumë këtë lajm dhe mezi po e presin të dielën!