SIPAS NJË GRAFOLOGU/ Ja çfarë tregon shkrimi i dorës për ju – AlpeGossip
SIPAS NJË GRAFOLOGU/ Ja çfarë tregon shkrimi i dorës për ju

SIPAS NJË GRAFOLOGU/ Ja çfarë tregon shkrimi i dorës për ju

Shkrimi i dorës mund të zbulojë më shumë nga çmendoni për personalitetin tuaj

Ka një shkencë të tërë analizimi për shkrimin e dorës e cila zbulon tipare të personalitetit. Kjo shkencë quhet grafologji dhe njihet që nga koha e Aristotelit.

Sot, përdoret për një sërë qëllimesh, që nga investigimet kriminale e deri tek pyetjet për shëndetin tuaj.

Disa punëdhënës madje e përdorin analizën e shkrimit të dorës për të kuptuar më shumë rreth punonjësve të tyre.

“Vetëm nga analiza e shkrimit tuaj të dorës, ekspertët mund të zbulojnë mbi 5,000 tipare të personalitetit,” thotë grafologia Kathi McNight.

Përpiquni të shkruani një fjali. Pastaj, lexoni më poshtë për të parë se çfarë tregon shkrimi juaj i dorës.

1.Shkronja të mëdha:

Doni të bini në sy dhe të kuptoheni nga të tjerët
Jeni të aftë në ndërveprimin me njerëzit
2. Shkronja të vogla:

Jeni njerëz të përqendruar.
Jeni të mbyllur
3.E shtrëngoni stilolapsin fort:

Keni emocione të forta dhe keni ndjeshmëri të lartë
Reagoni shumë shpejt
4.Nuk e shtrëngoni stilolapsin por shkruani lehtë:

Lëvizni me lehtësi nga njëri vend në tjetrin
Nuk emocionoheni lehtë
5.Keni shkrim të drejtë:

Komandoheni nga logjika, jo emocionet
Jeni mjaft solidë dhe pragmatikë
6.Shkrimi juaj anon nga e djathta:

Jeni miqësorë, të ndjeshëm dhe impulsivë
I vlerësoni shumë miqtë dhe familjen
7.Shkrimi juaj anon nga e majta

Jeni të rezervuar
Përqendroheni tek vetja
8.Shkronjat janë larg njëra-tjetrës:

Jeni logjikë, metodikë dhe i merrni vendimet me kujdes.
9.Shkronjat janë afër njëra-tjetrës

Jeni inteligjentë dhe intuitivë