“NUK JEMI DUKE BËRË FAJ”/ Pas fotos që bëri xhiron e rrjetit, Donadi i këndon Borës dedikimin e rradhës në “Sunny Hill Festival” – AlpeGossip
“NUK JEMI DUKE BËRË FAJ”/ Pas fotos që bëri xhiron e rrjetit, Donadi i këndon Borës dedikimin e rradhës në “Sunny Hill Festival”

“NUK JEMI DUKE BËRË FAJ”/ Pas fotos që bëri xhiron e rrjetit, Donadi i këndon Borës dedikimin e rradhës në “Sunny Hill Festival”

Ishte pikërisht nata përmbyllëse e “Sunny Hill Festival” në Tiranë, vendi që Bora Zemani dhe Donald Veshaj zgjodhën për të dalë publikisht krah njëri-tjetrit.

Fotoja e publikuar nga Semi Jaupaj ku duket aktori në mes të dy vajzave duke i përqafuar ndërsa ato shfaqen shumë të qeshura, bëri xhiron e rrjetit në më pak se 24 orë.

Por, jo vetëm kaq Romeo dhe Donald Veshaj kanë performuar në skenën e Festivalit edhe këngën e tyre më të re që pritet të lançohet më 1 shtator.

Nuk është surprizë tashmë të themi, që edhe kjo këngë është një dedikim i aktorit për moderatoren.

“Shoh mesazhet e vjetra e me vete qesh si idiot, mos fol ti të kuptoj më mirë me sy se me fjalë, a po vjen lëri krejt, lëri llafet, lëri njerëzit, unë para teje i lë krejt mos u nervozo, nuk jemi duke bërë faj, afrohu dhe më puth si herën e parë.”– ishin disa nga vargjet e këngës që lidhen me historinë e Donaldit me Borën.

Ndërkohë siç duket, Bora Zemani e ka shijuar këtë këngë bashkë me të pranishmit si publik i “Sunny Hill”. Të shumta kanë qenë edhe videot në rrjete sociale ku duken binjakët Veshaj duke preformuar këngën “Hesht”.

VIDEO

Sakaq kujtojmë që me të dalë nga ‘Big Brother VIP’, Donaldi i dha fund menjëherë lidhjes me Beatrix Ramosajn duke mos folur asnjëherë publikisht lidhur me atë që ka ndodhur mes tyre.

Ai i kërkoi publikisht falje Borës teksa shkroi edhe një dedikim për të duke shprehur ndjenjat e tij e duke kërkuar rikthimin.