Ledri Vula me të dashurën në krah/ Filmonte duke kënduar Dafina Zeqirin (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
Ledri Vula me të dashurën në krah/ Filmonte duke kënduar Dafina Zeqirin (FOTO+VIDEO)

Ledri Vula me të dashurën në krah/ Filmonte duke kënduar Dafina Zeqirin (FOTO+VIDEO)

Reperi Ledri Vula u kthye dje në reporterin e ditëlindjes së 30-të të Ermal Fejzullahut.

Ai filmoi thuajse gjithçka nga festa dhe vazhdimisht mbante të informuar ndjekësit e tij mbi atë që po ndodhte në party-n e ditëlindjes.

Por ajo që na tërhoqi vëmendjen ne, ishte fakti që Ledri vijonte të filmonte ish-in Dafina Zeqiri, ndërkohë që e dashura e tij Sara ishte në krah.

Ajo qëndronte pranë tij, por kjo nuk e pengonte Ledrin që të filmonte Dafinën teksa performonte.

Me sa duket, kjo gjë nuk përbën një problem për Sarën, e cila me siguri e miraton marrëdhënien shoqërore të të dashurit me këngëtaren Dafina Zeqiri.