Data 6 është gjithmonë e veçantë për gazetaren dhe moderatoren Eni Vasili. Kjo pasi më 6 korrik të 2021 ajo u bë nënë për herë, duke sjellë në jetë vajzat binjake, Nikol e Sofi që i ndryshuan jetën.
Eni është shprehur e bekuar me dy vajzat, të cilat festojnë sot 1-vjetorin e lindjes. Gazetarja ka zgjedhur të ndajë në “Instagram” një foto me të bijat që i mban në krah duke buzëqeshur. E veshur me një fustan të kuq me detaje ari dhe të zeza, Eni nuk e ka fshehur lumturinë e këtij momenti. Ndërkohë Nikol dhe Sofi janë veshur me fustane të bardhë.














