E MBAJTI TË FSHEHTË LIDHJEN ME BENARDIN/ Xheni e BB tregon arsyen - AlpeGossip
E MBAJTI TË FSHEHTË LIDHJEN ME BENARDIN/ Xheni e BB tregon arsyen

E MBAJTI TË FSHEHTË LIDHJEN ME BENARDIN/ Xheni e BB tregon arsyen

Mbrëmjen e Vitit të Ri ish banorja e ‘Big Brother’, Xheni Mhillaj, bëri të ditur se ajo dhe Benardi janë të lidhur, lidhje që është mbajtur e fshehtë. Por cila është arsyeja?

Së fundmi, Xheni, ka realizuar një mini-intervistë me ndjekësit në Instastory, ku këta të fundit i kanë drejtuar pyetje të ndryshme rreth partnerit. ‘Pse keni thënë se jeni ndarë ti dhe Benardi pas daljes nga Big Brother?’, shkruan një ndjekës. Xheni ka treguar se kjo nuk ka qenë gënjeshtër dhe në atë periudhë janë ndarë vërtetë. ‘Ishim të ndarë”, është përgjigjur ajo.

Një tjetër ndjekës i shkruan “Po si ka mundësi që ti nuk ke asnjë foto me Benardin në Instagramin tënd?”. “Sepse vendosëm të mos e bënim publike”, ka replikuar Xheni.

Ish banorja e “Big Brother” ka zbuluar arsyen se përse gjithë këtë kohë e ka mbajtur të fshehtë lidhjen, teksa një ndjekës e ka pyetur “Cila është arsyeja që e mbajtët lidhjen të fshehtë dhe larg rrjeteve sociale?”. “Besoj se pas një ndarjeje nuk është mirë t’i bësh gjërat direkt publike, sepse nuk di as vetë si do të shkojë lidhja. Kjo ishte arsyeja”, ka treguar Xheni.