I RIKTHEHET EKRANIT/ Ja në vilin show televiziv do e shohim Arbana Osmanin së shpejti – AlpeGossip
I RIKTHEHET EKRANIT/ Ja në vilin show televiziv do e shohim Arbana Osmanin së shpejti

I RIKTHEHET EKRANIT/ Ja në vilin show televiziv do e shohim Arbana Osmanin së shpejti

Rreth 2 muaj më parë Arbana Osmani u bë nënë për herë të dytë. Ajo solli në jetë një tjetër djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Diell. Këto kohë moderatorja i është përkushtuar totalisht rritjes së të voglit, duke i qëndruar gjithmonë pranë. Megjithatë ajoka vendosur të shkëputet për pak nga Dielli dhe t’i rikthehet ekranit, por jo në atë vend që po mendoni ju.

Mund të thoni se Arbana po bëhet gati për “Dua të të bëj të lumtur”, por jo! Moderatorja ka zbuluar sot se është e ftuar në spektaklin “Portokalli” dhe me shumë mundësi do të shfaqet në natën e ndërrimit të viteve. Arbana ka publikuar një video në të cilën shihet në skenën e “Portokalli”-së,zbukuruar me drita të shumta, ndërkohë që edhe ajo vetë është e rregulluar e duket në formën më të mirë.

“Gjejeni çfarë?”, ka shkruar Osmani përkrah videos duke mos dhënë detaje të tepërta.

https://iconstyle.al/wp-content/uploads/2020/12/video-1609074912.mp4?_=1

Nuk dihet se çfarë roli do të ketë Arbana në “Portokalli”, por pritet ta shohim në natën e ndërrimit të viteve. Ndërkohë moderatorja ka paralajërmuar se ka nisur edhe përgatitjet për sezonin e ri të emisionit të saj “Dua të të bëj të lumtur”, i cili do të rikthehet shumë shpejt në ekran. Ky emision ishte edhe ogur për njohjen e saj me Eduart Grishajn, me të cilin sot ndan një familje të bukur.