JETA LARG FAMILJES/ Iliri përlotet kur kujton familjen: E shohin Big Brother si film pa zë! Paloma nuk përmban lotët – AlpeGossip
JETA LARG FAMILJES/ Iliri përlotet kur kujton familjen: E shohin Big Brother si film pa zë! Paloma nuk përmban lotët

JETA LARG FAMILJES/ Iliri përlotet kur kujton familjen: E shohin Big Brother si film pa zë! Paloma nuk përmban lotët

Arjola Demiri është një nga personazhet VIP që është bërë pjesë e Big Brother, por thekson se “trupin e ka brenda, mendjen e ka jashtë” për shkak të fëmijëve.

Emocionet e saj i kanë prekur të gjithë personazhet VIP që janë prindër, përfshirë Monikën, Ilirin dhe Palomën.

Iliri u përlot kur foli për familjen, e cila ndodhet në Romë. Ai tha se ata e ndjekin reality show si film pa zë sepse nuk e kuptojnë gjuhën shqipe.

Ndërsa Paloma, e cila i qëndroi pranë Arjolës në një ditë kur ishte e ngarkuar emocionalisht teksa mendonte fëmijët, duke thënë se është shembull i femrave që ndodhen në të njëjtat pozita.

Monika: Mungesa që ndjen tek fëmijët, na e shpërndan ne me kujdesin që tregon. Me gatimin që na pyet se cfarë doni. Ajo gjëja e nënës që i mungon, besoj që po e ndan dhe po e kalon shumë mirë me ne. Jam e bindur se sa i mungojnë fëmijët, zëri i tyre. E shoh që është nënë e fortë dhe grua shumë e fortë që sot ajo ndodhet këtu sepse sigurisht ka një qëllim të vetëm. Prandaj i them një bravo, je shumë e mirë.

Ilir: Kam pasur mundësinë që me Arjolën të jemi partnerët e mullirit dhe të njoh një person që është forcë e natyrës, gjithmonë e gjindshme dhe ndaj kërkesave më të vogla. E kuptoj mirë atë që ndjen. Duke parë Arjolën, u emocionova dhe vetë se jam baba, kam familje që na ndjek nga Roma. Gjëja më e bukur është që po i thoja Donladit se e shohin Big Brother pa i kuptuar fjalët, e shohin si film pa zë.

Paloma: Ngërçi im të hy apo jo ishte e vështirë. U afrova tek Arjola dhe e pashë që ishte aq e mbushur sa i qëndrova pranë derisa të shkarkonte. Është shembulli më i mirë i të gjithë femrave që janë në të njëjtat pozita.