“MË JEP HELM NËSE MË SHEH TË RRËSHQAS”/ Irma Libohova ka pasur një kërkes për bashkëshortin – AlpeGossip
“MË JEP HELM NËSE MË SHEH TË RRËSHQAS”/ Irma Libohova ka pasur një kërkes për bashkëshortin

“MË JEP HELM NËSE MË SHEH TË RRËSHQAS”/ Irma Libohova ka pasur një kërkes për bashkëshortin

A do të largohet ndonjëherë Irma Libohova nga skena? Kur është koha për t’u tërhequr?

Janë këto dy nga pyetjet që Irma Libohovës iu bënë këtë të shtunë si e ftuar në emisionin “Thumb”. Ajo ka një karrierë të gjatë gati 50 -vjeçare në muzikën shqiptare por vazhdon të jetë aktive.

Irma është shprehur se ende ndihet në formë vokalisht dhe fizikisht për të vazhduar profesionin e saj, edhe pse kur sheh të tjerë kolegë të saj që dalin në ekran, ndjen keqardhje.

“Kam parë artistë, modele për të cilët kam ndjerë keqardhje kur i kam parë ashtu të mbaruar edhe nga fuqia fizike, edhe nga fuqia vokale. Nuk do të doja në asnjë mënyrë ta kisha mbyllur kështu. Kur kam pasur bashkëshortin gjallë ndonjëherë talleshim me Besnikun. I thoja dëgjo Besnik nëse ti e kupton që kam filluar të çedoj qoftë nga mendimi , nga gjithçka, unë do bëj një helm, do ta lë gati dhe po e pe që kam rrëshkitur ma jep atë helmin ta pi. Një ditë duke gatuar duke u ngatërruar me fjalë, shiko më tha rri urtë se ta dhashë helmin. Ma jep i thashë. Po jo nuk ta jap helmin ta pish kështu do ta jap të skaduar të vuash. Shpresoj të kem njerëz rreth vetes që të më shkundin, të më japin helmin ta pi. Shpresoj të jem e ndërgjegjshme dhe mos ta çoj deri në limit. Tani mendoj se kam energji. Në momenti që do kuptoj se nuk do vallëzoj dot 5 minuta me dasmorët një këngë dhe një valle, aty do shkëputem. “,- ka treguar Irma.