VIOLA SPIRO LARGOHET NGA “RTSH”/ Zbulohet televizioni dhe emisioni i ri që do prezantojë (FOTO) – AlpeGossip
VIOLA SPIRO LARGOHET NGA “RTSH”/ Zbulohet televizioni dhe emisioni i ri që do prezantojë (FOTO)

VIOLA SPIRO LARGOHET NGA “RTSH”/ Zbulohet televizioni dhe emisioni i ri që do prezantojë (FOTO)

Viola Spiro është një nga moderatoret e njohura sportive e cila ka tërhequr vëmendjen me pamjen e saj që në daljen e parë në ekran. Ajo është shumë e ndjekur dhe shumë aktive në rrjetet sociale dhe fotot e saj dhe jeta private komentohen gjatë në media.

Siç dihet sezonin e kaluar bukuroshja bjonde ka prezantuar “Studio Europa League” në RTSH, mirëpo së fundmi moderatorja ka kaluar në televizionin Klan Plus, ku do të prezantojë emisionin sportive që do të quhet ‘Sport Plus’.

Në spotin e transmetuar së fundmi në televizionin ‘Klan’, shihet se studio dhe gjithçka është gati dhe shumë shpejt Viola do të nis eksperiencën e saj të re në këtë televizion.