”KËNGA MAGJIKE” PO AFROHET/ Zbulohet kënga me të cilën do të marri pjesë Fifi – AlpeGossip
”KËNGA MAGJIKE” PO AFROHET/ Zbulohet kënga me të cilën do të marri pjesë Fifi

”KËNGA MAGJIKE” PO AFROHET/ Zbulohet kënga me të cilën do të marri pjesë Fifi

Pritet që shumë shpejt të nisi spektakli i njohur “Kënga Magjike” ku shumë artistë të njohur shqiptar do të marrin pjesë. Siç është lajmëruar këtë vit do të këtë disa ndryshime si në mënyrën e votimit dhe në jurinë e artistëve të rinj.

Ndërkohë, që pak ditë më parë u zbulua se krah Ardit Gjebreas do të jetë modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, ndërsa deri tani pjesëmarrjen e tyre e kanë konfirmuar Anxhela Peristeri, Linda Halimi dhe Ardit Çuni.

Pak më parë edhe këngëtarja Fifi i ka kthyer pëgjigje fansave në Instastory dhe ka zbuluar se do të jetë edhe këtë vit pjesëmarrëse në “Kënga Magjike” dhe madje ka zbuluar edhe titullin e këngës pjesëmarrëse.

“Do të konkurrosh në Kënga Magjike sivjet o Nanush?”, e ka pyetur fansi, ndërkohë që Fifi ja ka kthyer: “Unë zakonisht bëj ‘Zhurmë’, mbase ngaqë muzikalisht “Jom Psikopate”. Po këtë vit do mbaroj fare domethënë. MBAROVA”, ka shkruar Fifi duke i bërë etiketuar Kledi Bahitit dhe Këngës Magjike dhe duke treguar se kënga e saj do të quhet ‘Mbarova’.