Shpëtuan njëherë e mirë: Të famshmet që “hoqën dorë” nga gjoksi i madh – AlpeGossip
Shpëtuan njëherë e mirë: Të famshmet që “hoqën dorë” nga gjoksi i madh

Shpëtuan njëherë e mirë: Të famshmet që “hoqën dorë” nga gjoksi i madh

Gjoks të madh apo të vogël? Nëse bëjmë këtë pyetje nuk lidhet vetëm me anën estetike, por edhe me atë shëndetësore.

Ndërsa vitet e fundit ka dalë në modë që të tregosh gjoksin dhe të heqësh dorë nga reçipetat, disa nga femrat që kishin “luksin” e një gjoksi të madh po vuanin pasojat e tij.

Operacioni për zvogëlimin e gjoksit të Çiljeta Xhilagës në fund të 2016-s ishte lajmi më i përfolur i vitit. Shumë femra ndoshta nuk e kuptojnë, por një gjoks i madh shkakton probleme në shtyllën kurrizore.

Por ajo nuk është e vetmja që ka zgjedhur këtë procedurë për një jetë më “të lumtur”. Disa nga emrat më të njohur të “showbiz”-it shqiptar dhe të huaj vendosën që të shpëtonin njëherë e mirë.

Çiljeta Xhilaga

 

Këngëtarja, e cila prej vitesh njihej për asetet e saj, vendosi t’i nënshtrohej operacionit dhe të kalonte nga numri 6 në numrin 3, për shkak të problemeve në shtyllën kurrizore.

Genta Ismajli

Këngëtarja nga Kosova vendosi që t’i nënshtrohej ndërhyrjes për zvogëlimin e gjoksit në vitin 2014. Genta vendosi ta zvogëlonte me 2 numra, për shkak të problemve shëndetësore. E ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” fundjavën e kaluar, lidhur me arsyen ajo tha:

“Më pengonte. Kisha mall për të parë barkun tim, prandaj e zvogëlova”.

Në tentativë/ Venera Lumani

Jo, këngëtarja nuk e ka zvogëluar gjoksin, por është shprehur se do të dëshironte ta kryente këtë ndërhyrje.

Pyetur nga emisioni “Thumb” në mars të vitit të kaluar, nëse do ta zmadhonte gjoksin ajo ka treguar se edhe pse nuk e shfaq në publik, ajo ka një gjoks të madh dhe madje do të donte ta zvogëlonte.

Në tentativë/ Fjolla Morina

Në nëntor të 2017-s, Fjolla Morina u shpreh për “Prive” se në një të ardhme do ta zvogëlojë gjoksin pasi nuk është më në modë.

“Me thënë të drejtën kohët e fundit nuk po bahet gjoksi i madh. Nëse është kismet pse jo, do ta zvogëloj”, u shpreh këngëtarja.

Alessia Marcuzzi

Moderatorja e njohur italiane, Alessia Marcuzzi, e “Grande Fratello”, i është nënshtruar zvogëlimit të gjoksit jo vetëm një herë, për shkak se madhësia e tij rritej pavarësisht operacionit.

Victoria Beckham

Ndoshta nuk do ta besoni, por ajo nuk preferon vetëm elegancën, por edhe gjoksin e vogël. E tillë është Victoria Beckham, e cila pas ndërhyrjes së vitit 2011, tha se ishte e lumtur pas vendimit që mori.

Scarlett Johansson

Operacioni nuk u konfirmua asnjëherë, por u përfol se ajo hoqi silikonin e gjoksit vite më parë. Kishte bërë apo jo zmadhim të gjoksit, kjo mbetet mister, por fotot tregojnë ndryshimin e dukshëm.