ME KË TA KETË VALLË/ Visjan Ukcenaj kritikon tregun kinematografik: Në Shqipëri po bën film kushdo… – AlpeGossip
ME KË TA KETË VALLË/ Visjan Ukcenaj kritikon tregun kinematografik: Në Shqipëri po bën film kushdo…

ME KË TA KETË VALLË/ Visjan Ukcenaj kritikon tregun kinematografik: Në Shqipëri po bën film kushdo…

Vitet e fundit, tregu kinematografik shqiptar duket se ka nisur të lulëzojë. Mund të numërojmë disa filma me regjisorë e producentë shqiptarë që janë shfaqur në kinema, për të cilat ka pasur jo pak komente. Këtu përmendim Ermal Mamaqin, Bes Kallakun apo Drilon Hoxhën. Për këtë ka folur dhe aktori i njohur, Visjan Ukcenaj, i ftuar në emisionin “Ditë e re”. Si i shkolluar i fushës, ai ka jo pak kritika dhe thekson se në Shqipëri nuk ka kinema. Mesazhi i tij është që jo kushdo mund të vetëquhet regjisor.

“Këtu e ka marrë tagrin për të bërë film kushdo dhe kjo është diçka problematike. Të bëjë film kushdo dhe të quhet artist, regjisor kushdo, është problem. Nuk mund të quhet regjisor një njeri që nuk njeh bazën e regjisë, regjisorët e mëdhenj, teknikat apo nuk di komunikimin me aktorin. Është një shkollë e tërë. Ata që shohim ne në televizor, idhujt tanë, nuk janë rastësisht aty. Ata kanë bërë një kalvar eksperiencash. Sigurisht që një regjisor i dobët nxjerr dhe Al Pacinon të dështuar. Është shumë vështirë të kesh një regjisor të mirë dhe një skenar të mirë me të cilin ti të shkëlqesh.”- është shprehur ai.

Kujtojmë se Visjani ka treguar më herët se ka refuzuar rol në filmin e Bes Kallakut, sepse ajo nuk është kinematografia që synonte