Oriola Marashi është padyshim një nga modelet më të komentuara të showbizit shqiptar dhe sidomos me fotot provokuese tërheq shumë vëmendjen.
Në një intervistë për “Jo vetëm modë”, mamaja e Oriolës, Xhoi Jakaj, tregon se babai i modeles ende nuk i ka parë fotot e saj në Instagram.
Si do reagojë ai kur t’i shohë? Mamaja e Oriolës shprehet se ata janë prindër tolerantë dhe e kanë lënë të lirë të bëjë zgjedhjen e saj duke e respektuar.
“Ne jemi prindër tolerantë, bashkëshorti im nuk ka Instagram, madje Oriola e pyet shpesh: I ke parë fotot? Por ne jemi prindër që e kemi edukuar për tu përballur edhe me të mirën edhe me të keqen e reagimeve të ndryshme. Unë dhe bashkëshorti im i lëmë të lira në zgjedhjet e tyre, ajo është zgjedhja e saj dhe ne e respektojmë atë. Oriola ka studiuar muzikë klasike dhe tashmë do të kalojë në muzikë të lehtë, por i ka premtuar mamit dhe babait se një disk me muzikë klasike do ta bëjë enkas për ne për shkak të studimeve të saj”, u shpreh mamaja e Oriolës.