Një tjetër largohet nga Portokallia, ja kush i bashkohet Besit, Erionit dhe Olsit – AlpeGossip
Një tjetër largohet nga Portokallia, ja kush i bashkohet Besit, Erionit dhe Olsit

Një tjetër largohet nga Portokallia, ja kush i bashkohet Besit, Erionit dhe Olsit

Bes Kallakun, Erioni Isain dhe Olsi Bylykun do t’i shohim këtej e tutje të dielave me emisionin e tyre “BE Caffe” tek “E diela shqiptare”. Muajin e kaluar u përhap me shpejtësi lajmi se edhe skenaristi i “Portokallisë”, Vangjel Kozma do të largohet nga programi i humorit.

Lajmin e ka konfirmuar sot Bes Kallaku i cili ka postuar një foto nga provat e spektaklit që do nisë të dielën. Me të janë edhe Erioni, Olsi dhe skenaristi që prej vitesh ka shkruar tekstet e aktorëve të Portokallisë, Vangjel Kozma.

Grupi duket mëse gati për të dhuruar humor dhe të qeshura pafund të dielën.