Pa shumë zhurmë e në fshehtësi dy këngëtare shumë të dashura për publikun shqiptar kanë xhiruar videoklipin e bashkëpunimit të tyre më të ri. Jemi duke folur për Era Rusin dhe Remzie Osmanin të cilat brenda pak ditësh do të lançojnë një këngë që do e dëgjoni shpesh gjatë kësaj vere.
Një zë i bukur i muzikës së lehtë si Era dhe një i muzikës popullore si Remzia më datën 27 Maj do të lançojnë bashkëpunimin e tyre. Videoklipi i këngës është xhiruar në Korçë dhe Blitz.al ka siguruar disa foto në të cilën Era dhe Remzia perfcormojnë refrenin e këngës.
Të dyja këngëtaret shfaqen të veshura shumë pranverore dhe të kombinuara me njëra-tjetrën. Kënga është e zhanrit pop folk dhe me siguri që ka për t’ju pëlqyer të gjithë fansave të dy këngëtareve.