Flet aktori i famshëm shqiptar: Ndërkohë që artistët e huaj vdesin nga droga, ne vdesim nga uria - AlpeGossip
Flet aktori i famshëm shqiptar: Ndërkohë që artistët e huaj vdesin nga droga, ne vdesim nga uria

Flet aktori i famshëm shqiptar: Ndërkohë që artistët e huaj vdesin nga droga, ne vdesim nga uria

Klodi Hoxha është një nga aktorët më të famshëm shqiptarë, i cili e ka ndërtuar karrierën e tij mbi role të shumta në filma e teatër. Ai ka provuar skena nga më të frikshmet me vrasje deri tek ato të seksit, mirëpo veç jetës në skenë, Klodin nuk e kemi parë shpesh të përflitet për jetën e tij private.

Por së fundmi ai ka dhënë një intervistë për “Panorama Plus” ku ka folur më tepër mbi jetën e tij private dhe karrierën si aktor në Shqipëri.

Përsa i përket jetës sentimentale ai ka treguar se është i fejuar, por nuk e mendon martesën për momentin sepse e mendon stresuese. Megjithatë ai thotë se pëlqen të ketë një familje të madhe me shumë fëmijë.

Gjithashtu Klodi ka folur gjatë intervistës edhe për filmin e fundit që ka realizuar nga një produksion i huaj “Balkan Blood” dhe është shprehur mjaft i emocionuar për pjesëmarrjen në një film të tillë me përmasa të mëdha.

I pyetur për aktrimin dhe gjendjen e aktorëve shqiptarë mbi realitetin dhe përballjen e tij ai tha: “Për mendimin tim, është një nga profesionet më të vështira që kërkon punë dhe një sakrificë të madhe, pavarësisht se këtu në Shqipëri vendet tona na i kanë zënë politikanët dhe prandaj nuk na ndërtojnë edhe një teatër dinjitoz, sepse kanë frikë se u marrim audiencën. Por përsa i përket mirëqenies, aktorët e huaj vdesin nga droga, kurse ne nga uria”.