“PASIGURI, TË QARA…”/ Xhensila tregon si po i shkon shtatzënia dhe ndan sekretin me vajzat e gratë – AlpeGossip
“PASIGURI, TË QARA…”/ Xhensila tregon si po i shkon shtatzënia dhe ndan sekretin me vajzat e gratë

“PASIGURI, TË QARA…”/ Xhensila tregon si po i shkon shtatzënia dhe ndan sekretin me vajzat e gratë

Xhensila dhe Besi së shpejti do të bëhen prindër për herë të dytë. Këngëtarja është në pritje të një djali dhe së fundmi ka vendosur të ndajë me ndjekësit në Instagram sesi po i shkon ky rrugëtim.

Xhensila ka postuar një video ku stërvitet për ta patur sa më të lehtë shtatzëninë dhe jep disa këshilla për vajzat e gratë.

“Për të gjitha mikeshat virtuale që ndodhen në të njëjtat kushte të bekuara, por edhe të shoqëruara me dhimbje muskujsh, shtim në peshë (gjë që është normale) sugjeroj të bëni aktivitetin tuaj normal në sport, vrap, yoga, kërcim dhe shumë ecje. I gjithë sekreti qëndron tek sensi i masës. Secili nga ne ka një ritëm jete të ndryshëm. Mundohuni brenda asaj që ju përballoni, ta ndihmoni veten me pak aktivitete fizike. Kjo është eksperienca personale që dua ta ndaj me ju. Por këshilloj të konsultoheni me specialistin (mjekun) pasi shtatzënitë nuk janë të njëjta. Në vazhdim dua që të bashkëudhëtojmë në mënyrën se si unë kam gjetur veten për të qenë e qetë e për ta shijuar më shumë bekimin e shtatzënisë. Një udhëtim plot me emocione hormonale të ndryshme, pasiguri, të qara, dhimbje fizike, lumturi, përmbushje…”, shkruan Xhensila.