KIARËS I VJEN NË MAJ TË HUNDËS/ Pranon se ka bërë ndryshime në fytyrë dhe trup – AlpeGossip
KIARËS I VJEN NË MAJ TË HUNDËS/ Pranon se ka bërë ndryshime në fytyrë dhe trup

KIARËS I VJEN NË MAJ TË HUNDËS/ Pranon se ka bërë ndryshime në fytyrë dhe trup

Moderatorja e njohur Kiara Tito shpesh herë ka qenë në qendër të kritikave nga ana e fansave të cilët vazhdimisht e sulmojnë në komente për pamjen e saj. Të shumtë janë ata që e kanë akuzuar Kiarën se ka bërë ndërhyrje në trup dhe fytyrë.

Mirëpo duket se kupa u mbush dhe Kiara nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’ pak minuta më parë ka shpërthyer kundër të gjithë atyre fansave që e kanë kritikuar dhe ka pranuar publikisht se ka kryer ndërhyrje.

“Duke qenë se jam sulmuar disa herë në rrjetet sociale, më ka ardhur në maj të hundës nga të gjithë komentet tuaja. Mendoj që nuk ka asnjë gjë të keqe të ndryshosh diçka që nuk të bën të ndihesh mirë. Çdo kush bën çfarë të dëshiroj me veten dhe shyqyr që kanë ardhur këto kohë. Nuk e kuptoj se duket të ekzistojnë akoma këto paragjykime në vitin 2019. Po, e pranoj që kam bërë ndërhyrje! Çfarë keni për të thënë?!”, ka përfunduar Kiara.