Moderatorja Alketa Vejsiu dhe këngëtarja Jonida Maliqi janë kthyer një Tiranë dje pas pushimeve të tyre luksoze. Mirëpo duket se surprizat nuk paskan munguar dhe shpirti i grupit paska qenë Jonida Maliqi.
Këngëtarja ka publikuar në Instagram detaje nga kthimi i tyre dhe mes të gjithave spikat një video nga aeroporti i Vjenës. Jonida e ka trembur Alketa Vejsiun duke i dal para në një moment të papritur.
“Ua Jonida, ua çfarë tmerri, kardiologun të lutem”, u shpreh menjëherë Alketa Vejsiu ndaj Jonida Maliqit.