Miq me ish-ët pas ndarjes: Të famshmit shqiptarë që e provuan (FOTO) – AlpeGossip
Miq me ish-ët pas ndarjes: Të famshmit shqiptarë që e provuan (FOTO)

Miq me ish-ët pas ndarjes: Të famshmit shqiptarë që e provuan (FOTO)

Të qëndrosh mik me ish-in apo ish-en mund të duket një ide e mirë. Dashuria ndonjëherë nuk zgjat përgjithmonë, por a duhet që të vazhdoni miqësinë me ish-in tuaj?

Sipas shumë ekspertë do të ishte shumë më mirë për të mos qëndruar kurrë miq me ish-in për disa motive të thjeshta, por konkrete.

Nëse ndarja është bërë miqësisht sepse sapo jeni larguar, është më e lehtë të krijosh miqësi, por kjo mund t’i shkaktojë dëm njërit prej të dyve, sipas psikologëve.

Për më tepër, studime të ndryshme kanë arritur në përfundimin se miqësia mes një mashkulli dhe një femre nuk ekziston. Imagjinoje sa mund të ekzistojë me ish-in tënd!

Po këta të famshëm shqiptarë kanë hedhur poshtë këto studime, duke dëshmuar se po mund të ekzistojë miqësia pas ndarjes.

 

Albi Nako dhe Klaudia Pepa

Albi Nako dhe Klaudia Pepa ishte dyshja më e përfolur në muajt e fundit, pas divorcit dhe deklaratës së balerinës, e cila e quajti ish-bashkëshortin “vëllai i madh”.

Ata janë ndër çiftet që ruajnë marrëdhënie të mira dhe ende komunikojnë me njëri-tjetrin. Albi rrëfeu në emisionin “Rudina” se pavarësisht të gjithave, Klaudia do të mbetet gjithmonë në zemrën e tij. Duke folur për arsyen e ndarjes, koreografi është shprehur:

 

“Shumë njerëz e akuzuan Klaudian si karrieriste. Por unë as që kisha ndërmend t’u përgjigjesha. Mund të them vetëm një gjë. Pas “Amici-t”, Klaudia ka kërkuar të bëjë fëmijë me mua. Isha unë ai që, duke menduar për karrierën e saj, nuk pranova. Ne do të jemi gjithmonë në kontakt për gjithçka, dhe asgjë s’ka për të ndarë”.

Roza Lati dhe Stine

Ata jetuan së bashku një histori të bukur dashuri. Por lidhja e tyre mori fund një ditë. Pavarësisht ndarjes, Stine dhe Roza u shfaqën në publik si dy miq që ruanin një marrëdhënie të mirë, edhe pas ndarjes. Madje moderatorja e ftoi këngëtarin për ta intervistuar në emisionin e saj.

 

Në nëntor të 2016-s, Stine u bë baba për herë të parë, ndërsa priti me bashkëshorten e tij, Graciela Pashaj, vajzën Estia.

Adrola Dushi dhe Adis Patushi

Ndarja mes saj dhe partnerit mbetet ende e pa konfirmuar, por mediat rozë analizojnë çdo lëvizje të tyre. Lajmi mori shkas pasi Adrola bashkë me të birin, Troin, u shpërngulën për të jetuar në SHBA, ku Adrola ka mamanë.

Mungesa e Adisit u justifikua nga vetë ai, i cili tha se ishte thjesht çështje kohe sa të bënte dokumentet dhe të bashkohej me familjen. Por më pas, asnjëri nuk tha asgjë lidhur me bashkimin familjar.

Por pas një periudhe të gjatë që nuk i shihnim më bashkë. Ka qenë një dasmë familjare që ka bashkuar sërish Adrolën me Adisin. Nga fotot e postuara, ata të dy dukeshin të qeshur dhe të gëzuar pranë njëri-tjetrit dhe kushërinjve të Adisit. Pavarësisht të gjithave, duket se ata të dy kanë ende një marrëdhënie të afërt.

 

Alban Dudushi dhe Nigda Dako

Alban Dudushi dhe partnerja e tij prej vitesh Bieta Sulo u bënë prindër në qershor të këtij viti me djalin Kroi Art. Por moderatori i njohur ruan marrëdhënie shumë të mira me të bijën e tij Joelle dhe ish-bashkëshorten, aktoren e “Portokalli”, Nigda Dako.

Para lindjes së Bieta Sulos, Albani tha në një intervistë: “Vogëlushi është 50% yni e 50% i Joelle”.

 

Flori Mumajesi dhe Soni Malaj

Dikur ishin çifti më i përfolur shqiptarë, e pas ndarjes i vetmi kujtim ka mbetur hiti “Fluturimi 3470” me të cilin ishin pjesë e festivalit Kënga Magjike 2007.

Që nga ajo kohë Soni Malaj dhe Flori Mumajesi duket se kanë ndarë rrugët përgjithmonë, por kjo këngë do t’i kujtojë gjithmonë të dy në skenë. Në maj të këtij viti këngëtarja foli për herë të parë për ish-partnerin e saj, duke lënë të kuptohej se mes tyre nuk kishte më kontradikta:

“Mua më vjen mirë që kanë shumë vite në skenë dhe nuk ndalen. Unë do të doja që artistët shqiptarë që kanë talent të mos të ndalojnë, të vazhdojnë të prodhojnë dhe të ecin me po ato ritme suksesi. Kjo ka ndodhur me këta dy kantautorë që kanë vazhduar me ritmet e suksesit të tyre që në fillim e deri tani dhe besoj se po vënë baza të mira”.

Ndarja e tyre erdhi krejt papritur edhe pse ishte një ndër çiftet e shumëpërfolura, veçanërisht pasi dolën hapur në publik, me puthjen e tyre në Këngën Magjike.

Majk dhe Majlinda Zeka

Lidhja e tyre ka qenë shumë e përfolur, sidomos kur u përhap lajmi se reperi shqiptar do të bëhej baba. Roani djali i Majkut dhe Majlindës erdhi në jetë në maj të këtij viti, pavarësisht se çifti ishte ndarë prej muajsh.

 

Pavarësisht se këngëtari thuhet se është lidhur me një tjetër femër, mes tij dhe ish-partneres ka një miqësi.

Fatmir Hysenbelliu dhe Anxhelina Hadaërgjonaj

Ai është i njohur për publikun shqiptar jo vetëm si futbollist, por edhe për lidhjen me këngëtaren Anxhelina Hadaërgjonaj.

I ftuar në një emisioni në janar të këtij viti, Fatmir Hysenbelliu flet për herë të parë për ndarjen e shumëpërfolur nga Anxhelina.

“Kam respekt për familjen e saj dhe ajo për familjen time. Jemi ndarë por kemi mbetur miq”, tha ai.

 

Burimi: Iconstyle.al