"ZOTI I MERR TË MIRËT AFËR VETES"/ Luana Vjollca jep lajmin e hidhur për fansat - AlpeGossip
“ZOTI I MERR TË MIRËT AFËR VETES”/ Luana Vjollca jep lajmin e hidhur për fansat

“ZOTI I MERR TË MIRËT AFËR VETES”/ Luana Vjollca jep lajmin e hidhur për fansat

Fansat e personazheve publikë përfshihen kaq shumë në jetën e këtyre të fundit, sa shpesh kthehen në personat më të dashur.

Ata që ndjekin dhe kanë treguar se adhurojnë Luana Vjollcën, janë bërë pjesë të një grupi të quajtur “Luanator”.

Një prej tyre ishte dhe Loela, e cila mësohet nga postimi në Insta Story i Luana Vjollcës se ka humbur jetën.

“Jam pa fjalë! Zoti i merr përherë më të mirët afër vetes. U prehsh në paqe engjëll! Faleminderit për gjithë dashurinë që më ke dhënë, mua më ke dhënë jetë! Ngushëllime familjes dhe Luanator ngushëllime”, shkroi këngëtarja dhe moderatorja shqiptare.

Nuk dihet shkaku i ndarjes nga jeta të fanses së Luanës, ndërsa ata që e njihnin kanë shprehur ngushëllimet në rrjetet sociale.