Punon në Vizion, do kalojë në Klan dhe shfaqet në Top. Ekranet, më shumë miq sesa rivalë (FOTO) – AlpeGossip
Punon në Vizion, do kalojë në Klan dhe shfaqet në Top. Ekranet, më shumë miq sesa rivalë (FOTO)

Punon në Vizion, do kalojë në Klan dhe shfaqet në Top. Ekranet, më shumë miq sesa rivalë (FOTO)

Ata që ca vite më parë kanë punuar qoftë edhe për pak kohë sigazetarë, janë përballur patjetër me portat hermetike të ekraneve. Qoftë personazhet e spektaklit apo ata të gazetarisë shfaqeshin veçse në ekranet respektivë. Një i Top Channel të dilte në Klan? As që bëhej fjalë. Madje, brenda atij televizioni ka pasur rregulla të forta edhe nëse ndonjë punonjës do jepte një intervistë fare të thjeshtë në çfarëdo media të shkruar. Më parë duhej marrë një leje nga eprorët. Por flasim këtu e dhjetë vjet më parë. Rivaliteti
me kohën është zbutur. Duhet ta keni vënë sidomos kohët e fundit kur gurat po qarkullojnë dendur, sidomos nga Klani në Top.

Kurse dje, Turjan Hyska në studion e “Dua të të bëj të lumtur” na e bëri edhe më të qartë raportin e ri mes ekraneve të mëdhenj, dikur rivalë të fortë. Turi është gurë qendrore në Vizion Plus. Vazhdon të punojë aty edhe pse tanimë, largimi i tij nga ekrani ku u rrit, për në Klan, me një kontratë të re është fare i afërt.

Mbrëmë, familja e tij, nëna, vëllai dhe Orinda, vendosën ta befasojnë. As në Vizion ku punon e as në Klan ku do punojë, por në Top Channel, ku Turi si mysar dhe Arbana si e zonja e shtëpisë, më miqësorë se kurrë, na e bënë edhe njëherë të qartë: televizionet janë zbutur. Mund të kenë qenë rivalë të betuar, janë ende konkurrentë, por ngjajnë shumë miqësorë.