Nga nëntori, të gjithë shqiptarët që udhëtojnë drejt vendeve të Bashkimit Evropian, nuk do të pajisen më më vula në pasaportën për shkak të një ligji të ri do të hyjë në fuqi këtë vit. Qytetarët e vendit tonë që duan të udhëtojnë drejt vendeve të BE duhet të aplikojnë për një leje udhëtimi në sitemin ETIAS i njohur ndryshe si Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit). Ky sistem do jetë i vlefshëm për 60 vende që nuk janë në BE.
Duket se ku lajm, i bërë publik rreth dy ditë më parë, e ka bezdisur shumë Einxhel Shkira, e cila ka bërë disa postime rresht në profilin e saj të Instagramit, ku duket tepër e acaruar.
“Disa që gëzohen se nuk do të kenë vula në pasaporta. Nuk e kuptoj pse ne po bëhemi kaq injorantë si popull që përveçse kemi hequr dorë së informuari për gjëra tepër të rëndësishme, kemi humbur totalisht vetbesimin dhe jemi lëshuar në gjendje të lirë. Ju rroftë vetbesimi dhe krenaria në ditët e ndeshjeve se këtej bëhet kërdia”
“Për të gjithë ju që nuk e keni parë si lajm, në fillim të vitit që vjen, nuk do na duhet më të vulosim pasaportat në pikën kufitare sepse duhet të aplikojmë online që të na japin lejë ata nëse duan apo jo ta vizitojmë vendin e tyre. Pra me pak fjalë nuk kemi viza por prap duhet të presim një lejë, e cila vlen tre vjet, për të cilën paguajmë një tarifë 7 Euro dhe nëse atyre nuk iu duket i arsyeshëm aplikimi juaj, do jua refuzojnë dhe nuk do kaloni dot në zonën shengen. Me pak fjalë mirë të na e bëjnë për aq kohë sa jo vetëm hamë bar si popull por kemi halle madhore, se kush do merret me mustaqet e Çelos pastaj”?
Në një tjetër postim, Shkira sqaron se edhe pse kishte vendosur se nuk do bënte më reagime publike por do merrej me punë e veta, sërish ku lajm e ka irrituar shumë moderatoren.
Ajo çfarë e ka mërzitur më shumë Einxhel është fakti që ku lajm iu është servirur njerëzve si një benefit kur në fakt nuk është i tillë.