“DHIMBJA E SHPINËS DHE…”/ Luana Vjollca poston VIDEON dhe na tregoi sekretin e “trishtë” që po përjeton gjatë xhirimeve – AlpeGossip
“DHIMBJA E SHPINËS DHE…”/ Luana Vjollca poston VIDEON dhe na tregoi sekretin e “trishtë” që po përjeton gjatë xhirimeve

“DHIMBJA E SHPINËS DHE…”/ Luana Vjollca poston VIDEON dhe na tregoi sekretin e “trishtë” që po përjeton gjatë xhirimeve

Luana Vjollca kishte përgatitur mbrëmjen e djeshme një emision festiv me rastin e Krishtlindjes. Emisioni zgjati më shumë se 2 orë dhe pas tij fshihet shumë punë e lodhje për të arritur perfeksionin. Menjëherë pas emisionit të djeshëm, Luana ka treguar se çfarë dhimbjesh përjeton duke qenë se duhet të mbajë edhe takat veshur për 2 orë të plota.

Ajo ka publikuar në Instagram një video të këmbëve të saj, që duken pak të dëmtuara nga këpucët dhe ka treguar se për 3 ditë i ka të mpira. Me këtë rast ajo ju ka treguar gjithë  ndjekësve të saj se çfarë sakrifice duhet bërë për të realizuar një emision të suksesshëm dhe për t’u dukur bukur në çdo puntatë të tij

“Po ju tregoj një sekret, një nga vështirësitë më të mëdha në realizimin e këtij emisioni është dhimbja e shpinës dhe këmbët e mpira për të paktën 2-3 ditë pas xhirimeve”, ka shkruar Luana përkrah videos.

Kliko linkun për videon

Emisioni i saj “Shiko kush luan” ka thyer rekorde shikueshmërie herë pas here dhe prandaj Luanës i janë besuar ditët e festat më të rëndësishme. Gjatë emisionit të saj Luana ka tërhequr edhe vëmendjen e artistëve të huaj si Lele Pons dhe Guaynna. Të dy ata kanë realizuar këngën “Se Te Notta”, me të cilin moderatorja ka kërcyer në emisionin e saj dhe këngëtarët e kanë publikuar menjëherë në rrjete sociale. Madje Guaynna ka filluar të ndjekë Luana Vjollcën në Instagram, duke e bërë pjesë të listës së miqve të tij në paktë në rrjete sociale.