“Nazisti të këndoj në koshin e plehrave”/ DEBATI që po përçan shqiptarët: A duhet të BOJKOTOHET koncerti i këngëtarit grek? – AlpeGossip
“Nazisti të këndoj në koshin e plehrave”/ DEBATI që po përçan shqiptarët: A duhet të BOJKOTOHET koncerti i këngëtarit grek?

“Nazisti të këndoj në koshin e plehrave”/ DEBATI që po përçan shqiptarët: A duhet të BOJKOTOHET koncerti i këngëtarit grek?

Prej disa ditësh është dhënë lajmi se në datën 24 maj do të mbahet një koncert në Pallatin e Kongreseve nga këngëtari grek Notis Sfakanakis.

Mirëpo, ardhja e tij ka ngjallur jo pak debate, për shkak të disa deklaratave që ka bërë kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve, ku i ka etiketuar si “racë inferiore”.  Ndonëse, këngëtari i hitit “Soma Mou”, e ka mohuar të ketë thënë diçka të tillë, duke u shprehur se deklaratat e tij janë keqinteretuar nga mediat, në rrjetet sociale artistë të ndryshëm shqiptarë, por jo vetëm, kanë bërje thirrje për bojkot të koncertit.

I pari që ka reaguar ka qenë këngëtari Flori Mumajesi, i cili ka postuar një video të fjalimit të një deputeti grek të partisë “Agimi i Artë”, pjesë e së cilit është edhe Sfakanakis, i cili i etiketon shqiptarët si “pabuksa”.

“Ku je tani o deputeti i partisë “Agimi i Leshit” që më shan shqiptarët në parlamentin grek? Ku je kur promovuesi yt Notis Sfakianakis po vjen te ne të na tregojë se sa pabuks është dhe se pa lekët tona nuk mundet të jetojë në vendin tënd pavarësisht bajgave që ha nëpër mediat greke për të huajt dhe për shqiptarët”.

Gjithashtu, edhe kantautori Elton Deda, në statusin e tij, shprehet se është turp t’i dhurohet duartrokitje një njeriu të tillë.

“Nese ato qe thuhen per kete kengetar ketu, qendrojne, une si individ dhe si artist qe tolerancen ndaj homologeve te mi e kam tejet te ekzagjeruar, do behesha me deshire nje nxites i bojkotit. Njerezit qe hane aty ku kane peshtyre gjithmone ma kane shpifur. Shpresoj qe te mos jete ashtu sic shkruhet ne kete shkrim, se perndryshe do ishte teper e ulet ti dhurosh duartrokitje dhe te paguash dike, qe te ka konsideruar rrace inferior”, shkruan ai.

Pjesë e këngëtarëve që janë shprehur pro këtij bojkoti janë edhe Jonida Maliqi, Bruno i Threedots-ave, Klajdi Haruni. Edhe biletat që variojnë nga 5-10 mijë lekë të reja, janë cilësuar si çmime shumë të kripura për xhepin e shqiptarëve.

Por nuk ka mbaruar me kaq. Mbrëmjen e djeshme u diskutua në “Top Show” ardhja e këngëtarit grek në Tiranë, Notis Sfakianakis, i cili do të mbajë një koncert recital në Pallatin e Kongreseve.

Në diskutimin me tematikë “Notis, pro dhe kundër” u fol se sa e hijshme ishte prania e tij në Shqipëri, nisur nga fakti që artisti është anëtar i partisë naziste greke Agimi i Artë.

Gazetari Denis Dyrnjaja ishte i mendimit se arti nuk duhet të përzihet me politikën, ndaj pavarësisht bindjeve të Sfakianakis- it, të enjten do të shkohet për të dëgjuar muzikën e tij dhe jo ideologjinë që partia në fjalë ushqen. Pak ditë më parë madje, Dyrnjaja publikoi edhe një shkrim me titullin “Notis Sfakianakis vjen në Tiranë për muzikë, jo për politikë”.

I të njejtit mendim ishte edhe moderatorja e “Wake Up” Ori Nebiaj.

“Shyqyr që po vjen ai greku në Shqipëri, ne si gjithmonë kokëulur duke patur frikë se do të na pushtojë. Kemi frikë ne nga një farë Agimi i Artë. Unë dua ta rris fëmijën tim me dashuri dhe jo me urrejtje.” u shpreh ajo.

Ama totalisht kundra mendimit të tyre ishte moderatorja Fatma Haxhialiu, e cila u shpreh se

“Ky është momenti që shqiptarët të vendosin dinjitetin e tyre në vend duke bojkotuar koncertin. Nuk duhet lejuar prezenca e dikujt që mbështet tezat e një partie neo- naziste.

Madje në përfundim të emisionit, Fatma nxorri flamurin e Agimit të Artë, e hodhi në tokë duke u shprehur ekzaktëisht se:

“Ata që përfaqësojnë nazistët meritojnë t’i bëjnë koncertet në koshin e plehrave.”

Lidhur me debatin e djeshëm ka reaguar dhe këngëtari shqiptar Blero, i cili ka qenë në mbështetje të gazetarit Denis Dyrnaja, madje duke i cilësuar të tjerët debila.

Përgatiti AlpeNews.al