“KAM PAK FRIKË…”/ Argjira Spanca tregon se pse nuk e shikon veten ende gati për një fëmijë – AlpeGossip
“KAM PAK FRIKË…”/ Argjira Spanca tregon se pse nuk e shikon veten ende gati për një fëmijë

“KAM PAK FRIKË…”/ Argjira Spanca tregon se pse nuk e shikon veten ende gati për një fëmijë

Të ftuara në emisionin “Pardon My French” kanë qenë Argjira Spanca dhe Dea Mishel Hoxha. Të dyja vajzat bukuroshe kanë dhënë më shumë detaje jo vetëm nga karriera dhe jeta e tyre personale por edhe për projektin e ri mjaft të veçantë që i ka bërë bashkë, emisioni “Influencer” në E diell.

Përveç angazhimit në televizion a mendon Argjira se është gati edhe për t’u bërë mami pra familjes t’i shtohet një tjetër anëtar?

Shiko deri në muajin dhjetor më keni më “Influencer”. Nuk po e mendoj veten ende me fëmijë. Kam pak frikë që t’i futem. Jo e kam pak ‘tricky’ këtë pjesë, normalisht që do vijë dita që do e bëjmë.

Argjira dhe Graciano po jetojnë së bashku në shtëpinë e tyre të re, si po shkon gjithçka?

Po, po e shijojmë shumë. Faktikisht ishte koha, u kënaqa dhe lezet më të madh nuk kishte. E kemi rregulluar për qejf. 

Kush i bën punët e shtëpisë dhe çfarë dhuratash ju kanë sjellë?

Asgjë, do e them publikisht. As Fjoralba, as Enxhi nuk më kanë sjëll asgjë për shtëpinë. Po pres ende. Ervin Kurti më ka blerë dhuratë, një hekur profesional me avull. 

Po me televizionin më pas përveç “Influencer”?

Me “E diell” jemi rehat me të vërtetë plus që unë gjatë gjithë vitit jam e angazhuar me projekte të ndryshme. 

Projektet të reja ka menduar Argjira?

Po, edhe kam menduar por unë jam pak tip që kur bie rehat e kam shumë problem. Pa ardhur dikush që të më “shkundë” dhe të më thotë do lëvizësh. Jam pak natyrë që bie rehat, e kam menduar një projekt para disa muajve që të ishte veç nga “E diell” normalisht gjithmonë në bashkëpunim me Manushin dhe Jetën dhe stafin sepse jam mësuar duke punuar me ta por që pata shumë frikë ta filloja dhe thashë ok në një moment të dytë.