KUSH HUMBI 4 MIJË NDJEKËS? Ja personazhi VIP që ka fituar më shumë fansa në Instagram! – AlpeGossip
KUSH HUMBI 4 MIJË NDJEKËS? Ja personazhi VIP që ka fituar më shumë fansa në Instagram!

KUSH HUMBI 4 MIJË NDJEKËS? Ja personazhi VIP që ka fituar më shumë fansa në Instagram!

“Social Top 5”, një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram.

Por cilët janë ish-banorët e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në Instagram këtë javë? Me disa ndryshime të vogla nga java e kaluar, këta janë personat që kanë fituar më shumë ndjekës gjatë kësaj jave…

10. Në vend të dhjetë renditet Dea Mishel, të cilën e shohim çdo të diel krah Kristit në jurinë e “She’s On Top”. Ajo ka humbur 4 mijë ndjekës në Instagram.

9. Pas përfundimit të eksperiencës së tij në ‘Big Brother VIP’ ku arriti të shkojë në finale dhe të përballet ‘kokë më kokë’ me Luizin, Krist Aliaj nuk i ka munguar ndjekësve të tij pasi menjëherë u shfaq me një projekt të ri televiziv. Bëhet fjalë për “She’s On Top’, spektakël i cili sapo ka nisur në Top Channel dhe Kristi është pjesë e jurisë profesioniste që gjykon vajzat. Ai ka humbur 1 mijë ndjekës.

8. Po ashtu dhe Ronaldo Sharka këtë javë ka humbur 1 mijë ndjekës.

7. Në vend të shtatë renditet Efi Dhedhes me 1 mijë ndjekës më pak nga java e kaluar duke shkuar kështu në 588 mijë ndjekës.

6. Keisi Medini ka qenë e ftuar në “Live From Tirana” ku ka folur më shumë mbi marrëdhënien e saj me Kristin, Lorencin, këngën e re, por dhe shumë të tjera. Ajo ka shtuar 1 mijë ndjekës në Instagram.

5. Pas saj vjen Kiara Tito me po 1 mijë ndjekës më shumë. Moderatorja ndau edhe disa prapaskena nga xhirimet gjatë ditës së djeshme, duke na zbuluar edhe veshjen e saj në puntatën e parë të emisionit “Kepi i Tundimeve”.

4. Me po 1 mijë ndjekës më shumë nga java e kaluar është po ashtu dhe Olta Gixhari. Nga 419 mijë ndjekës, ajo ka shkuar në 420 mijë.

3. Në vend të tretë renditet Jori Delli. Ajo është një nga konkurrentet e “Kepit të Tundimeve” që ka mbaruar tashmë xhirimet dhe së shpejti do të transmetohet në televizion. Këtë javë ajo ka shtuar 1 mijë ndjekës.

2. Luiz Ejlli këtë javë ka shtuar vetëm 2 mijë ndjekës. Kujtojmë se së bashku me Olta Gixharin, do të jenë protagonistë të filmit “Në kuadër të dashurisë”.

1. Vendi i parë për këtë javë në “Social Top 5” i përket sërish Elvis Pupës. Edhe këtë javë ai është rritur me plot 9 mijë ndjekës. /Top Albania Radio/