PERËNDIM, PLAZH, DASHURI DHE PËRQAFIME/ Disa nga VIDEOT më të bukura nga pushimet e VIP-ave shqiptarë – AlpeGossip
PERËNDIM, PLAZH, DASHURI DHE PËRQAFIME/ Disa nga VIDEOT më të bukura nga pushimet e VIP-ave shqiptarë

PERËNDIM, PLAZH, DASHURI DHE PËRQAFIME/ Disa nga VIDEOT më të bukura nga pushimet e VIP-ave shqiptarë

Periudha e verës është një nga sezonet që secili prej nesh mezi e pret për t’u relaksuar edhe për të kaluar pushimet më të bukura në bregdet por jo vetëm.

Edhe pse jemi drejt fundit të pushimeve verore, disa nga personazhet e showbizzit shqiptar vijojnë të kalojnë pushimet e tyre me familjen por edhe me shoqërinë në Shqipëri por edhe jashtë saj.

Alpegossip.al do ju sjelli disa nga reels-at (videot) më të bukura nga pushimet që po kalojnë por edhe që kanë kaluar brenda këtyre ditëve disa nga personazhet e njohura të showbizzit shqiptar.

Amarda Toska po kalon pushimet me familjen e saj në bregdetin jugor të Shqipërisë. Ajo ka postuar një reels nga momentet më të bukura, nga larja në det tek përqafimet e Ermalit me fëmijët.(KLIKO VIDEON)

Bleona Qereti gjithashtu po kalon pushimet verore në jug të Shqipërisë dhe ka postuar një video me prindërit dhe qenushen e saj nga një jaht duke shëtutur në jug të vendit.(KLIKO VIDEON)

Kira Tito dhe Luiz Ejlli kanë kaluar pushimet në Ibiza, ata kanë postuar një reels duke ecur përdore në perëndimin e diellit.(KLIKO VIDEON)

Arbana Osmani edhe pse ka shkuar shumë herë me pushime në zonat bregdetare, ka zgjedhur edhe malin për të kaluar kohën me familjen e saj. Ajo ka postuar në “Instagramin” e saj një video ku shfaqet bashkëshorti dhe vajza e saj, e cila është e ulur në prehrin e babait të saj ku ai e sheh me shumë dashuri.(KLIKO VIDEON)

Evi Reçi ndodhet në mujin e fundit të shtatëzanisë dhe po kalon pushimet në Austri. Ajo shfaqet në video duke përkëdhelur barkun e saj dhe duket shumë “cute”.(KLIKO VIDEON)

Olta Gixhari po kalon pushimet me djalin e saj të vogël dhe ka postuar një video shumë të veçantë duke e përqafuar dhe kërcyer me të buzë detit ku dielli ka perënduar.(KLIKO VIDEON)