HISTORIA E SHBLSH NË NJË FOTO/ Julian Deda dhe Ermal Mamaqi komentojnë me humor katërshen e djemve – AlpeGossip
HISTORIA E SHBLSH NË NJË FOTO/ Julian Deda dhe Ermal Mamaqi komentojnë me humor katërshen e djemve

HISTORIA E SHBLSH NË NJË FOTO/ Julian Deda dhe Ermal Mamaqi komentojnë me humor katërshen e djemve

Djemtë e SHBLSH duket se po ndiejnë gjithmonë e më nostalgji për kohët kur u shfaqnin krah njëri-tjetrit në ekran. Të katërt kanë gjetur mënyra të ndryshme për të kujtuar grupin, ndërsa i fundit ka qenë Julian Deda ai që ka përshkruar SHBLSH me një foto të vetme.

Ermal Mamaqi, Gentian Zenelaj, Gent Bejko dhe vetë Juli shihen të veshur me kostume të kuq, ndërsa Deda ka patur një koment për secilin. “Ishte koha kur unë isha më i gjatë se Gentian Zenelaj, i cili ishte më i dobët se Ermal Mamaqi, i cili kishte më pak lekë se Gent Bejko”, ka shkruar aktori me humor. Ermali e ka ripostuar në profilin e tij dedikimin e Julit, duke e aprovuar kështu se përshkrim më të saktë për SHBLSH, vështirë se gjen.

Ndonëse Gent Bejko vazhdon karrierën si aktor dhe regjisor teatri në Kanada, tre djemtë e tjerë janë përballur me një pyetje të vetme kohët e fundit: a do të rikthehen edhe një herë bashkë për kënaqësinë e fansave?