PAS LUFTËS SË DJALIT ME KANCER/ Këngëtari njohur tërhiqet nga muzika (FOTO) - AlpeGossip
PAS LUFTËS SË DJALIT ME KANCER/ Këngëtari njohur tërhiqet nga muzika (FOTO)

PAS LUFTËS SË DJALIT ME KANCER/ Këngëtari njohur tërhiqet nga muzika (FOTO)

Këngëtari i njohur, Michael Buble ka pranuar se do të tërhiqet nga jeta publike. Buble ka thënë se nuk i ineterson më fama, pas vështirësive që ka kaluar me kancerin në mëlçi të të birit, Noah. Këngëtari ka dhënë intervistën e tij të fundit dhe ka thënë se ka mbaruar punë me famën dhe ankthin që ajo sjell me vete. Ai ka pranuar se kur ka mësuar se i biri vuante nga një sëmundje e rëndë në moshën tre-vjeçare donte vetëm të vdiste.

“Ka ndryshuar totalisht perceptimi im për jetën. Nuk e di nëse mund ta kaloj këtë bisedë pa qarë dhe asnjëherë nuk e kam humbur kontrollin emocional në publik”, – ka thënë Buble gjatë intervistës për revistën ‘Daily Mail Weekend’. Michael ka thënë se tani është koha e duhur për të “dalë në pension”, sepse ka realizuar këngë mjaft të bukura dhe e di që do arrijë majat. Këngëtari po regjistron albumin e tij të fundit që do të dalë në treg në 16 nëntor.