DO PERFORMOJË KRAH DUA LIPAS/ Njihuni me shqiptaren e vogël që po shfaqet në FOTO me yjet botëror - AlpeGossip
DO PERFORMOJË KRAH DUA LIPAS/ Njihuni me shqiptaren  e vogël që po shfaqet në FOTO me yjet botëror

DO PERFORMOJË KRAH DUA LIPAS/ Njihuni me shqiptaren e vogël që po shfaqet në FOTO me yjet botëror

Erza Muqolli është shqiptarja më e vogël që po bën krenar të gjithë shqiptarët kudo ku janë.

Erza është me prindër kosovar nga Drenica, por ka lindur në Francë.

Që në moshën dy vjeçare familjarët e saj kanë filluar të kuptojnë talentin për muzikë që ka. Muqolli konkuroi në emisionin “France got talent”, ku arriti deri në 5 finaliste dhe më pas fitoi çmimin e tretë.

Vajza e vogël është shumë e njohur në Francë dhe e kanë krahasuar me shumë emra botëror, një ndër ta është edhe francezja Indila.

Tashmë Erza është pjesë e grupit Kids Unitedit, i përbërë nga 5 fëmijë të talentuar, të cilët këndojnë nëpër qytetet të ndryshme të Francës.

Në faqen e saj private në Instagram, ajo ka publikuar foto të shumta me Vipat e mirënjohur si David Beckam apo Celine Dion.