NUK REZISTUAN DHE U RIKTHYEN NË KRAHËT E NJËRI-TJETRIT/ Bella Hadid dhe The Weeknd puthje pasionante në publik… (FOTO) – AlpeGossip
NUK REZISTUAN DHE U RIKTHYEN NË KRAHËT E NJËRI-TJETRIT/ Bella Hadid dhe The Weeknd puthje pasionante në publik… (FOTO)

NUK REZISTUAN DHE U RIKTHYEN NË KRAHËT E NJËRI-TJETRIT/ Bella Hadid dhe The Weeknd puthje pasionante në publik… (FOTO)

Bella Hadid dhe The Weeknd rindezën romancën e tyre në muajin maj. Dhe çifti i famshëm është kapur mat duke u puthur në Los Angeles.

Supermodelja dhe këngëtari u fotografuan duke u larguar nga një hotel.

Bella dhe The Weeknd duken shumë të qeshur ndërsa shkëmbejnë puthje pasionante.

Ata u rikthyen me njëri-tjetrin në maj në Festivalin e Filmit në Kanë dhe që atëherë kanë qenë të pandashëm.

Çifti u lidh në vitin 2015 për tu ndarë në nëntor të vitit 2016.

Në një intervistë, duke folur për ndarjen Bella i tha Teen Vogue: “Ju mund të mendoni se e kam përjetuar mirë por është gjithmonë në zemrën tuaj dhe gjithmonë do ta ndjeni. Do të jetë e vështirë për një kohë. Dashuria dhemb por duhet ta kalosh.”

Pas ndarjes me modelen, këngëtari u lidh me Selena Gomez nga janari 2017 deri në tetor të të njëjtit vit.

Ndërkohë, Bella ishte e lidhur me Drake më parë këtë vit.

Por të dy nuk rezistuan dhe u rikthyen në krahët e njëri-tjetrit.