Letra: Si një burrë 46-vjeçar i virgjër, a duhet ta quaj veten normal? – AlpeGossip
Letra: Si një burrë 46-vjeçar i virgjër, a duhet ta quaj veten normal?

Letra: Si një burrë 46-vjeçar i virgjër, a duhet ta quaj veten normal?

“Jeta ime është e përmbushur dhe aktive. Bëj vrap, luaj muzikë, më pëlqen shumë të lexoj, të shoh filma dhe të shkruaj, i adhuroj miqtë e mi dhe kohën e vyer që kaloj me familjen. Shumicën e kohës, jam rehat me situatën në të cilën ndodhem dhe e konsideroj veten si një burrë normal me këmbë në tokë. Çuditërisht, s’kam pasur fat në dashuri. Duke marrë parasysh se jam 46 vjeç dhe i virgjër, ndoshta s’duhet ta quaj veten normal.

Tre herë e kam gjetur veten të dehur në shtrat me tre gra të ndryshme, por çdo herë jam ngatërruar dhe s’e kam përfunduar kurrë aktin. Edhe pse i kisha qejf, më pengonte frika. Kam pasur dhe mundësi të tjera: dy me dy gra të martuara, por s’doja të bëhesha pjesë e një lidhjeje jashtëmartesore, dhe një me një grua që u ofrua të bënte seks me mua ngaqë i erdhi keq, por s’është se i bëri mirë egos sime. Kam marrë në konsideratë seksin me një prostitutë, por s’më duket zgjedhja e duhur. Disa herë, kam bërë masazh, thjesht për të ndjerë prekjen e një gruaje për një orë

Socializimi është i vështirë kur je gjithmonë beqar, po njerëzit kanë hequr dorë dhe s’interesohen më për jetën time romantike. Si shumica e burrave, seksi më shkon ndërmend shpesh, vras mendjen si është, ç’ndjesish të fal.

Thonë që gjërat e mira vijnë ngadalë, por vras mendjen sa ngadalë. Edhe nëse njihem me dikë, si do t’ia shpjegoj virgjërinë time? Kam frikë se ky fakt do të më prishë punë që në fillim dhe thuajse i jam dorëzuar idesë se do të jem kështu gjithë jetën. Shpresoj për të kundërtën.”