“MË DUKET VETJA I SHPIFUR”/ Donaldi pas debatit me Einxhel: I vogël, fëmijë – AlpeGossip
“MË DUKET VETJA I SHPIFUR”/ Donaldi pas debatit me Einxhel: I vogël, fëmijë

“MË DUKET VETJA I SHPIFUR”/ Donaldi pas debatit me Einxhel: I vogël, fëmijë

Donald Veshaj ka biseduar mbrëmë me banorët pas debatit mjaft të ashpër që pati me Einxhel Shkirën. Kjo e fundit bëri disa akuza të rënda ndaj tij dhe vëllait të aktorit, Romeo.

Treshja kanë pasur një bashkëpunim për një emision televiziv dhe sipas moderatores, dy binjakët e kanë hequr nga puna dhe madje nuk i kanë dhënë as lekët.

Pas këtij debati, Donaldi nuk u ndje aspak mirë dhe teksa fliste me Arjolën u shpreh në një moment se i duket vetja i “shpifur”.

“Më duket vetja super i shpifur tani. Më duket vetja i vogël, fëmijë. Më flet mua për Romeon, ç’ke”, tha aktori i humorit.

Nga ana tjetër, Arjola i tha se nuk ka pse të ndihet keq, pasi nuk ka asgjë të keqe nëse njihet për shkak të një historie dashurie të mëparshme. Kolegia i tha se ka vlerë si person, si njeri dhe artist.