Një sëmundje i ndërpreu ëndrrën/ “Xhenet” ka një histori të trishtë edhe në jetën reale (FOTO) – AlpeGossip
Një sëmundje i ndërpreu ëndrrën/ “Xhenet” ka një histori të trishtë edhe në jetën reale (FOTO)

Një sëmundje i ndërpreu ëndrrën/ “Xhenet” ka një histori të trishtë edhe në jetën reale (FOTO)

Së fundmi në televizionin ‘Klan’ ka nisur transmetimi i një telenovele të re të titulluar ‘Xhenet’. Historia e dhimbshme e një vajze që e ka braktisur e ëma dhe përpiqet t’ia dalë e vetme ka prekur zemrat e të gjithëve. Por vajza e cila luan rolin protagonist në këtë serial ka përjetuar edhe një ngjarje të rëndë në jetën reale. Sipas Xing.al, aktorja Almila Ada e ka nisur karrierën artistike si një balerinë.

Ajo është shkolluar për piano dhe balet në Stamboll dhe më pas në Angli. Atje, e nxitur nga një regjisor provoi veten në aktrim me një rol të vogël dhe fatkeqësisht pas këtij roli lëndoi ‘tendinën e Akilit’ duke u detyruar të heqë dorë nga baleti.

Më pas, Almila u kthye në Turqi ku pas disa roleve të vogla, fitoi famë me rolin e Xhenet në serialin me të njëjtin emër.