NJIHUNI ME LORENA BOBBITT/ Gruan që i preu penisin bashkëshortit dhe u shpall e pafajshme (FOTO+VIDEO) - AlpeGossip
NJIHUNI ME LORENA BOBBITT/ Gruan që i preu penisin bashkëshortit dhe u shpall e pafajshme (FOTO+VIDEO)

NJIHUNI ME LORENA BOBBITT/ Gruan që i preu penisin bashkëshortit dhe u shpall e pafajshme (FOTO+VIDEO)

Aktori dhe producenti amerikan Jordan Peele së bashku me regjisorin Joshua Rofé do të realizojnë një seri dokumentarësh për jetën e Lorena Bobbit dhe makthin e çdo burri: t’i pritet penisi nga një grua hakmarrëse. Por, për çfarë bëhet fjalë?

Kush janë Lorena dhe John Bobbitt?
John dhe Lorena ishin një çift amerikan që u martuan në 18 qershor të 1989-s, marrëdhënia e të cilëve u bë e famshme në 1993-shit, kur Lorena i preu penisin me thikë teksa ai ishte duke fjetur gjumë.

Incidenti ndodhi më 23 qershor të vitit 1993 në Manassas, Virxhinia, dhe çështja ligjore u zhvillua më pas gjatë viteve ’93 – ’96.

Lorena deklaroi në seancën gjyqësore se kur u kthye në shtëpi, burri e dhunoi. Pasi fjeti gjumë, ajo mori një thikë në kuzhinë, hyri në dhomën e gjumit dhe i preu penisin. Megjithatë, përmes një operacioni të vështirë prej 9 orësh, mjekët arritën t’ia vendosnin sërish në vend.

Arrestimi dhe gjyqi

Kur u arrestua natën e 23 qershorit, Lorena i tha policisë: “Ai gjithmonë kalon në orgazmë dhe nuk pret sa të kem dhe unë një të tillë; është egoist”.

Pas gjashtë muajesh, gjyqi i saj ishte një ngjarje e madhe. CNN transmetoi gjithë seancën; njerëz të shumtë shisnin jashtë gjykatës hot dog dhe gjëra të tjera në formë penisi dhe pati shumë dëshmitarë që thanë se kanë parë prova të abuzimit të saj.

Gjatë gjyqit, çifti zbuloi detajet e marrëdhënies së tyre të paqëndrueshme. Lorena deklaroi se gjatë martesës ishte abuzuar seksualisht, fizikisht dhe emocionalisht nga bashkëshorti. John i mohoi akuzat, megjithatë deklaratat e tij shpesh binin ndesh me njëra-tjetrën duke dobësuar rëndë pafajësinë e tij.

Ndër të tjera, ajo u shpreh se atyre u mungonte qëndrueshmëria financiare, ndërkohë që John i kishte vjedhur dhe shpenzuar të gjitha kursimet e saj.

Pas shumë orësh diskutimesh, gjykata e shpalli Lorena-n të pafajshme dhe shkak për veprimin e saj ishte bërë impulsi i papërmbajtshëm i shkaktuar nga abuzimi seksual i bashkëshortit.

Si rezultat, ajo s’mund të shpallej përgjegjëse për veprimet e saj, ndaj gjykata vendosi që të qëndronte për një periudhë 45 ditore në Spitalin Qëndror Shtetëror dhe më pas të lihej e lirë.

Në 1995-n, pas gjashtë vitesh martesë, ata u divorcuan.

Ç’ndodhi më pas?

Edhe pse Lorena i tha Oprah Winfrey-t në prill të 2009-s se nuk kishte asnjë interes të fliste me John-in, ata u shfaqën së bashku në The Insider në maj të po atij viti. Gjatë shfaqjes, ai i kërkoi falje për mënyrën si e trajtoi gjatë martesës dhe pohoi se vazhdonte ta donte dhe i dërgonte lule dhe kartolina për Shën Valentin.

Rasti “Bobbitt” solli në vëmendje çështjen e dhunës në familje dhe përdhunimit martesor. Brenda pak ditësh, avokatë kundër dhunës në familje dhe grupe feministe i dolën në krahë Lorena-s.

Menjëherë pas incidentit u raportuan shumë raste të “Bobbittmania”, pra krime të kësaj natyre. Emri i Lorena Bobbitt u bë sinonim i ndëshkimit përmes prerjes së penisit.

“Lorena” do të fillojë transmetimin në Amazon në 15 shkurt.