PAS DEKLARATAVE TË FORTA/ Patrisi dhe Roberti shijojnë momentet e veçanta familjare (FOTO) – AlpeGossip
PAS DEKLARATAVE TË FORTA/ Patrisi dhe Roberti shijojnë momentet e veçanta familjare (FOTO)

PAS DEKLARATAVE TË FORTA/ Patrisi dhe Roberti shijojnë momentet e veçanta familjare (FOTO)

Disa muaj më parë, deklaratat e dy vëllezërve Robert dhe Patris Berisha shkaktuan shumë bujë në mediat rozë. I pari ishte Roberti ai që tregoi se nuk do të shkonte në asnjë festë familjare me Norën, për shkak të problemeve me Tunën. Më pas vëllai i tij, Patrisi u shpreh se për të ka rëndësi vetëm familja e tij, Tuna dhe vogëlushi Tian. Megjithatë të dy ata thanë se respektojnë njëri-tjetrin dhe se i duan pafund dy vogëlushët e familjes, Renee dhe Tian. Megjithatë Roberti dhe Patrisi e ruajnë po njësoj marrëdhënien si vëllezër me njëri-tjetrin dhe duket se gjithçka e kanë hedhur pas krahëve. Roberti ka publikuar në ‘Instagram’ një video në të cilën shihet në një ambient shtëpie me vëllanë, babanë dhe vajzën e tij. Në video shfaqet Renee duke krijuar melodi në dysheme me shkopin e një timpani.

Të gjithë ata e kanë shijuar këtë moment familjar dhe më shumë nga të gjithë me siguri Patrisi, sepse siç duket mbesa po ndjek hapat e tij në muzikë.