“Ruaj kokën”/ Dasara zbulon mesazhet kërcënuese që i ka dërguar Gerta e BB: Ajo më tha… – AlpeGossip
“Ruaj kokën”/ Dasara zbulon mesazhet kërcënuese që i ka dërguar Gerta e BB: Ajo më tha…

“Ruaj kokën”/ Dasara zbulon mesazhet kërcënuese që i ka dërguar Gerta e BB: Ajo më tha…

Orët e fundit në mediat sociale është komentuar gjatë një video ku gazetarja Dasara Karaiskaj së bashku me Roza Latin komentonin gjatë emisionit një pastruese që ndodhej pranë tyre gjatë xhirimeve të emisionit. Për këtë video reagoi edhe ish banorja e BB Gerta, e cila i quajti dy moderatoret ‘kurva të vërteta’.

Replikat mes tyre kanë qenë të shumta dhe Dasara në një postim u shpreh se ajo ka reaguar sepse e ka mamin e vetë pastruese.

Mirëpo Gerta e prekur nëpërmjet disa videove shpjegoi se mamaja e saj ka vdekur prej 8 vitesh dhe u shpreh se Dasara ka cenuar familjen e saj dhe për këtë arsye do ta ndëshkojë.

Pak më parë gazetarja e njohur ishte në një lidhje të drejtpërdrejt me emisionin ‘Pop Culture’ ku dhe foli për herë të parë për përqasjen e saj me ish banoren e BB.

“Unë nuk e njihja fare këtë ish banoren e Big Brother sepse Big Brother nuk ndjek, unë e kam postuar atë screenshot sikur ajo të ishte kushdo tjetër që ka bërë atë koment sepse u irritova për fyerjen dhe ofendimin që më kishte bërë dhe përgjigja ishte e drejt për drejt siç do të kishte thënë kushdo në momentin që fyhet dhe të kthehet në një fyerje, pa e ditur situatën e saj familjare dhe maman që mungon”, tha ajo.

Ndër të tjera ajo theksoi se gabimi i saj i vetëm ishte përdorimi i nënës së saj, pasi sipas Dasarës as nuk e dinte fare që nëna e saj nuk jetonte më.

“Kjo u bë përsëri pjesë, ndërkohë që besojë se s’ka lidhje fare , fakti që mamaja e saj nuk jeton më ,përdorimi i atij termi, ky është gabimi i vetëm i pari dhe i vetëm që kam bërë unë. Kur e postova atë screenshot nuk e dija fare me kë kisha të bëja dhe vazhdojë ta konsiderojë atë vajzën si gjithë të tjerët sepse nuk të bënë personazh publik pjesëmarrja në Big Borther” , shtoi ajo.

Gjithashtu gazetarja zbuloi live në emision edhe mesazhet e Gertës e cila e kishte kërcënuar Dasarën duke i thënë që të ruaj kokën.

“Ajo mbasi ka parë postimin tim në Instagram më shkruan në mesazh privat që të ruaj kokën. I thash kjo që po bën është një kërcënim. Unë e konsiderojë një kërcënim mos duhet të të denoncojë. Më erdhi për të qeshur nga përgjigja e saj në fakt se më tha që nuk më bën dot gjë policia shqiptare sepse unë jam me nënshtetësi Greke dhe jetojë në Norvegji. Ajo e ka bërë këtë prononcimin tjetër sepse ka dashur vëmendje ndërkohë që unë nuk jam në pozita 37 vjeçe të kërkojë vëmendje nga një ish banore e BB”, përfundoi Dasara.