Prej gati një viti Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë kthyer në një nga çiftet më të komentuar të showbizit. Ndonëse në fillim nuk e pranonin lidhjen, tanimë janë kapur shpeshherë bashkë dhe nuk i kursejnë më deklaratat.
Së fundmi Bora dhe Donaldi kanë marrë edhe hapin e madh pas një viti bashkë.
“Panorama plus” bën të ditur se çifti kanë nisur bashkëjetesën duke e bërë lidhjen e tyre edhe më serioze.
Kujtojmë që pak kohë më parë në një intervistë për revistën “Living”, Donaldi u pyet sesi Bora e bëri për vete dhe Donaldi u përgjigj me vetëm një fjalë: “Komunikimi”, duke treguar kështu se me Borën ka një komunikim të shkëlqyer.