“DO JETË MAGJIKE PËR SHQIPËRINË”/ Rita flet për këngën me Duan, Beben dhe Ava Max – AlpeGossip
“DO JETË MAGJIKE PËR SHQIPËRINË”/ Rita flet për këngën me Duan, Beben dhe Ava Max

“DO JETË MAGJIKE PËR SHQIPËRINË”/ Rita flet për këngën me Duan, Beben dhe Ava Max

Disa kohë më parë këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha nëpërmjet një postim në Twitter i kërkoi këngëtareve me origjinë shqiptare, Dua Lipa, Rita Ora dhe Ava Max që të bënin një bashkëpunim.

Dua Lipa dhe Ava Max reaguan menjëherë duke pranuar ftesën e Bebes dhe duke thënë se janë gati për këtë moment historik, mirëpo duke pasur parasysh marrëdhëniet jo të mira mes Ritës dhe Duas,  Ora nuk reagoi drejtpërdrejt duke mos pranuar dhe as mohuar këtë bashkëpunim.

Megjithatë së fundmi Rita ka dhënë një intervistë të dhënë për mediat e huaja ka folur për herë të parë për këtë bashkëpunim duke pranuar se ai mund të bëhet i mundur dhe se ky do të ishte një moment magjik për Shqipërinë.

“Ne nuk kemi filluar ende me bashkëpunimin, por do të ishte super sepse ne jemi të gjitha shqiptare dhe ky sigurisht do të ishte moment magjik për Shqipërinë.”, ka rrëfyer Rita.