“SHQIPËRIA ËSHTË ATDHEU IM”/ Anxhela Peristeri zbulon origjinën: Jam greke – AlpeGossip
“SHQIPËRIA ËSHTË ATDHEU IM”/ Anxhela Peristeri zbulon origjinën: Jam greke

“SHQIPËRIA ËSHTË ATDHEU IM”/ Anxhela Peristeri zbulon origjinën: Jam greke

Këngëtarja Anxhela Perister, e cila këtë vit përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion, së fundmi ka dhënë një intervistë për median greke “EPT 1”, ku ka rrëfyer se rrënjët e saj janë greke, pasi stërgjyshi i saj ka qenë grek.

“Stërgjyshi im ishte grek prandaj dhe mbiemri im është grek Peristeri.

Shqipëria për mua është atdheu im, këtu u linda, këtu u rrita, këtu u bëra e njohur, më mbështetën njerëzit dhe akoma më mbështesin.

Greqia për mua është një vend që e adhuroj, shumë i bukur.

Aty kam miqtë më të shumtë sepse jetova aty vitet më të mira’’, është shprehur këngëtarja.