NUK I NDAHESHIN DOT ALKOOLIT/ Ja çfarë ndodhi mes Rremës dhe Fadil Hasës (VIDEO) – AlpeGossip
NUK I NDAHESHIN DOT ALKOOLIT/ Ja çfarë ndodhi mes Rremës dhe Fadil Hasës (VIDEO)

NUK I NDAHESHIN DOT ALKOOLIT/ Ja çfarë ndodhi mes Rremës dhe Fadil Hasës (VIDEO)

Aktori i njohur i humorit shqiptar, Muharrem Hoxha i kujton me nostalgji momentet me mikun e tij, të ndjerin Fadil Hasa. I ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” në Ora News, ai tregoi një histori në Berat kur të dy nuk po i ndaheshin dot alkoolit.

Muharrem Hoxha: Shkuam në Berat për të dhënë shfaqje dhe ai i zoti, pasi na dha lekët na tha për një darkë. Unë isha shoferi. Hera e parë që Fadili nuk piu raki, tha po marr birrë. Ai birrë, unë dopio raki. Më vonë tha, Rremë unë do e marrë dhe një birrë tjetër. Dhe unë do e marr një dopio, i thashë. Prapë, Rremë do marr dhe një birrë tjetër. Dhe unë i thashë do marr një dopio tjetër. Ej, më tha, hapi sytë. Do shkojmë në Durrës ne, me tre dopio ku? O Fadil i thashë, mos u huto. I ke pa lajmet, karambol i madh. E ka ngrënë gjë shoferi ndonjëherë? Pasagjeri vdes.